Ndërlidhjet

Eksperti i OKB-së bën thirrje për parandalim të torturave në Kirgizi


Një ekspert për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje autoriteteve të Kirgizisë që të parandalojnë abuzimet dhe torturat, si dhe t’i japin fund mosndëshkimit, duke siguruar që autorët e supozuar të mbajnë përgjegjësinë.

Huan Mendez, përmes një deklarate tha se në Kirgizi ka hetime të pakuptimta, të shpejta dhe të pjesshme, gjithashtu edhe mungesë të një prokurorie efektive dhe të zyrtarëve që mbikëqyrin sundimin e ligjit.

Deklarata e tij vjen një ditë pas përmbylljes së misionit të tij për gjetjen e fakteve në këtë shtet.

Gjatë vizitës së tij, Mendez intervistoi njerëz në qendra të paraburgimit, gjithashtu edhe viktima të torturave në Bishkek, Osh dhe Jalalabad.
XS
SM
MD
LG