E premte, tetor 31, 2014 Kosova 15:10

Lajmet

Siri: Aktivistët thonë se janë vrarë 27 ushtarë

15.12.2011
Aktivistët thonë se dezertorët e ushtrisë sot i kanë vrarë 27 pjesëtarë të ushtrisë në pjesën jugore të Sirisë, në sulmet më vdekjeprurëse kundër forcave lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, prej fillimit të kryengritëse para nëntë muajsh.

Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se përleshjet shpërthyen në qytetin jugor Dara.

Numri i lartë i viktimave në mesin e forcave të sigurisë sugjeron se ka pasur sulme të koordinuara nga ana e dezertorëve, të cilët i kanë shtuar sulmet gjatë javëve të fundit, duke i shtuar shqetësimet që Siria po rrëshqet kah lufta civile.

Në një raport të organizatës Human Rights Watch, të publikuar sot, të mbështetur në intervistat me disa dezertorë, thuhet se komandantët ushtarakë i kishin urdhëruar trupat që t’i përdorin “të gjitha mjetet e domosdoshme” për t’i ndalur protestat, shpeshherë me dhënien eksplicite të urdhërave për të hapur zjarr.
15 dhjetor 2011
15 dhjetor 2011

Kalendari