Izraeli ka liruar 550 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të një marrëveshje me Hamasin që solli në shtëpi ushtarin izraelit Gilad Shalit, pas pesë vite robëri në Rripin e Gazës.
Zyrtarët në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor thanë se kontigjenti kryesor i të burgosurve të liruar hyri në qytet mbrëmë.
Sipas UNICEF-it, në mesin e 550 të liruarve kanë qenë gjashtë gra dhe 55 të mitur të moshës 14-17 vjeçare.
Shalit ishte rrëmbyer në qershor të vitit 2006 nga ana e militantëve që kishin hyrë në Izrael përmes një tuneli ku kishin vrarë edhe dy prej shokëve të tij.