Ndërlidhjet

SHBA-ja dënon fjalimin e Asadit, kërkon dorëheqjen e tij


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar fjalimin e fundit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, lidhur me krizën në vend dhe kanë bërë thirrje të sërishme për dorëheqjen e tij.

Asad u betua dje se do ta përdorte “grushtin e hekurt” për t’i shtypur ata që ai i quajti terroristë dhe sabotues, të cilët e kanë udhëhequr kryengritjen e Sirisë kundër qeverisë së tij.

Asad gjithashtu përsëriti se një konspiracion i huaj, nga vende që nuk ua përmendi emrin, është prapa protestuesve, që nuk po kërkojnë që ta reformojnë Sirinë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland e ka dënuar fjalimin, duke e quajtur një përpjekje të Asadit për të shmangur vëmendjen e popullit sirian nga problemet reale në vend.
XS
SM
MD
LG