Ndërlidhjet

Zardari kthehet në Pakistan nga Dubai


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari është kthyer sot në shtëpi nga Dubai.

Faratulla Babar, zëdhënës i presidentit, tha se Zardari është kthyer në shtëpi pas ndjekjes së një ceremonie martesore në Dubai dhe se ai është në Islamabad tani.

Udhëtimi një ditor erdhi pas konfrontimeve ndërmjet liderëve të civilëve pakistanezë dhe ushtrisë, mbi një hetim rreth rolit të qeverisë në një skandal, lidhur me një memorandum misterioz, që kërkonte ndihmë nga SHBA-të në uljen fuqisë së ushtrisë.

Ushtria kishte paralajmëruar para pak ditësh për pasoja të rënda, pasi kryeministri Jusuf Raza Gilani kritikoi udhëheqësit ushtarakë gjatë një interviste.
XS
SM
MD
LG