Ndërlidhjet

S&P ul vlerësimin për Francën


Agjencia e vlerësimit financiar "Standard & Poor's" ka vendosur t'i heqë Francës vlerësimin maksimal me AAA, por ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin më të mirë për Gjermaninë, Holandën dhe Luksemburgun.

Lajmin e bën të ditur agjencia AFP duke u thirrur në një burim qeveritar.

"Franca ka humbur vlerësimin me tre A", ka thënë ai për të shtuar se edhe disa vende të tjera mund ta kenë të njëjtin fat.

Mësohet se edhe euroja ka rënë ndjeshëm, sot pasdite, përballë dollarit, duke arritur nivelin e saj më të ulët që prej gushtit 2010.
XS
SM
MD
LG