Ndërlidhjet

Vetëvendosje thotë se është arrestuar Albin Kurti


Policia e Kosovës e ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka bërë të ditur kjo Lëvizje në rrjetin social, Facebook.

Po sipas këtij njoftimi, të arrestuar të tjerë, përveç Kurtit, janë: Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi, si dhe disa aktivistë të tjerë.

Nuk ka njoftim zyrtar për këto arrestime.
XS
SM
MD
LG