Avokati i Popullit në Republikën e Kosovës, Sami Kurteshi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimin dhe ecurinë e ngjarjeve me rastin e mbajtjes së protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, më 14 janar 2012.
“Intervenimi i policisë, përzgjedhja e mjeteve dhe e metodave si dhe përdorimi i dhunës gjatë protestës në Podujevë dhe te Dheu i Bardhë, nga Avokati i Popullit konsiderohet si i panevojshëm, i pajustifikueshëm dhe joproporcional”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ky institucion.
Përveç në vendin e protestës, në komunikatë thuhet se “dhuna e pjesëtarëve të njësisë speciale është përdorur edhe gjatë transportimit të të arrestuarve, madje edhe në stacionin policor në Podujevë, në praninë e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, të cilët në një moment janë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e punëve të tyre nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale”.
“Përgjithësisht, në fillim arrestimet janë bërë në mënyrë përzgjedhëse, me fokus të veçantë tek organizatorët, sidomos deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të pranishëm në protestë, ndaj të cilëve është përdorur dhunë, e përcjellë me veprime degraduese dhe poshtëruese”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Avokatit të Popullit.