Shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak, ka pritur komisionaren për çështje të brendshme të Bashkimit Evropian, Sesilia Malmstrom, në selinë e misionit të tij në Prishtinë.
Dy zyrtarët raportohet të kenë biseduar për liberalizimin e vizave dhe vendimin e Komisionit Evropian për të nisur dialogun rreth kësaj çështjeje me Kosovën.
Zonja Malmstrom ka vlerësuar punën e misionit të BE-së për sundimin e ligjit dhe kontributin e tij në procesin e dialogut për vizat.
“Ne do të përfitojmë shumë nga përvoja dhe puna e EULEX-it, njohuritë që ka EULEX-i dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me autoritetet e Kosovës”, ka thënë Malmstrom.
Në anën tjetër, Ksavier de Marnak e ka cilësuar ditën e sotme si “shumë të mirë” për Kosovën.
“Ky ishte një takim i rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është një çështje e rëndësishme për popullin e Kosovës. Komisionarja dhe unë jemi dakorduar se forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë është pjesë themelore e procesit të liberalizimit të vizave. EULEX-i, për këtë arsye, ka një rol vendimtar në këtë fsuhë. EULEX-i do të bëjë gjithçka të mundur, por më lejoni të them se i takon Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe të kryejë pjesën më të madhe të punës”, ka thënë kreu i misionit evropian.
KE sot nisi edhe zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Nisja e dialogut u konfirmua nga komisionarja Malmstrom, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi në Prishtinë.