Ndërlidhjet

Regjimi sirian pranon dialog, opozita e refuzon


Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se Qeveria siriane ka rënë dakord për të biseduar me opozitën e saj në Moskë. Agjencia Reuters citon një zyrtar të lartë të Këshillit të Opozitës Siriane të ketë refuzuar pjesëmarrjen në secilën bisedë që mbështetet nga Rusia.

Në të tjera zhvillime, Franca dhe Britania kanë thënë se ministrat e tyre të Jashtëm do të udhëtojnë për në Kombet e Bashkuara, ku, të martën, do të flasin në mbështetje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me krizën në Siri.

Rusia, anëtare e përhershme e këtij organi me të drejtë vetoje, ka bllokuar përpjekjet e mëhershme të Perëndimit për rezolutë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij që nga muaji mars i vitit të kaluar. Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,400 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave.
XS
SM
MD
LG