E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 08:10

Lajmet

Forcat e Asadit rimarrin lagjet e Damaskut

30.01.2012
Forcat siriane të sigurisë raportohet të kenë rimarrë kontrollin e lagjeve lindore të Damaskut. Trupat qeveritare dhe rebelët kanë zhvilluar luftime të ashpra në zonën Ghuta për dy ditë me radhë.

Zëdhënësi i rebelëve ka mohuar të thotë nëse këta të fundit janë tërhequr, por ka pohuar se tanket kanë hyrë në rajonin Ghuta. Ai tha se forcat rebele vazhdojnë të operojnë në afërsi të Damaskut.

Protestuesit sirianë, që nga marsi i vitit të kaluar, kërkojnë dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad. Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,400 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave.

Kalendari