E premte, korrik 25, 2014 Kosova 21:57

Lajmet

Tre afganë-kanadezë dënohen për “vrasje nga nderi”

30.01.2012
Një burrë dhe një grua me origjinë nga Afganistani janë gjetur fajtorë në Kanada për vrasjen e tri vajzave të tyre adoleshente dhe gruan e parë të babait të tyre.

Burri dhe gruaja, ashtu sikurse edhe djali i madh i tyre, janë dënuar më 25 vjet burg pa kusht.

Gjykatësi në Ontario tha se “vrasjet e turpshme rezultuan nga një koncept i shtrembëruar i nderit”.

Babai konservator mësohet se përplasej me të bijat në shumë çështje, përfshirë takimet dhe veshjet e tyre.