E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 02:39

Lajmet

Irani mund të krijojë armë atomike “brenda një viti”

30.01.2012
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha se, bazuar në pritjet e analistëve, Irani mund të zhvillojë armë bërthamore brenda një viti, nëse Republika Islamike vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Duke folur për mediat amerikane, Paneta tha se Iranit do t’i duhen edhe dy-tre vjet të tjerë për të prodhuar raketa apo mjete të tjera që do ta çonin armën në objektivin e caktuar.

Ai përsëriti se SHBA nuk do që Irani të krijojë armë bërthamore. Paneta e quajti këtë një “vijë të kuqe” edhe për Amerikën, edhe për aleatin e saj - Izraelin.

Kreu i Mbrojtjes amerikane theksoi se SHBA do të ndërmarrë “çfarëdo hapash të nevojshëm” për të stopuar Iranin. Ky i fundit mohon çdo përpjekje për krijimin e armëve atomike.

Kalendari