E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 11:35

Lajmet

India s’e ndalon importin e naftës nga Irani

30.01.2012
India ka bërë të ditur se nuk do të shkurtojë importet e saj nga Irani.

Duke folur në Çikago, ministri indian i Financave, Pranab Mukherje, tha se vendi i tij nuk mund të bëjë pa naftën iraniane.

“Ju e dini se Irani është një furnizues i rëndësishëm i naftës së papërpunuar. Ne importojmë rreth 150 milionë tone të kësaj nafte për çdo vit. Ajo është në rritje. Irani kontribuon ndjeshëm, ashtu si edhe disa vende të tjera: Arabia Saudite, Nigeria dhe shtetet e Gjirit. Por, Irani kontribuon ndjeshëm dhe nuk është e mundur për Indinë që të reduktojë në mënyrë drastike importin nga ai”, tha Mukherje.

India është konsumatori i katërt më i madh në botë i naftës. Ajo merr 12 për qind të naftës së saj nga Republika Islamike.

Megjithatë, Uashingtoni do që Azia - tregu më i madh i naftës iraniane - t’i shkëput importet me të. 

Kjo, sipas SHBA-së, do të bënte që Irani të frenohej nga aktiviteti i tij bërthamor.