E dielë, prill 20, 2014 Kosova 18:03

Lajmet

Tajlanda mirëpret “censurën” e Twitter-it

Madhësia e shkronjave - +
30.01.2012
Qeveria e Tajlandës e ka quajtur “ide të mirë” vendimin e Twitter-it për t’iu dhënë qeverive mundësinë të bllokojnë postimet e përdoruesve të rrjetit social në vende të caktuara.

Ministrja tajlandeze e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimeve, Anudith Nakornthap, është cituar të ketë thënë se “pajtohet me politikat e reja të Twitter-it”.

Ajo, megjithatë, ka premtuar se autoritetet tajlandeze nuk do të përfshihen në “censurën e këtij rrjeti”.

Në muajin nëntor, Qeveria e Tajlandës ka kërkuar nga Facebook-u të fshijë rreth 10,000 faqe për të cilat ka thënë se kishin “përmbajtje fyese për Monarkinë”.

Aktivistët në mbarë botën kanë kritikuar njoftimin e javës së kaluar të Twitter-it, për politikat e reja të bllokimit.

Organizata e Reporterëve pa Kufij ka thënë se ideja se “liria e shprehjes ndryshon nga vendi në vend, është e papranueshme”.