E mërkurë, korrik 30, 2014 Kosova 09:01

Lajmet

Kuvendi, rezolutë për fundin e mbikëqyrjes

30.01.2012
Kuvendi i Kosovës pritet që të martën, më 31 janar, të miratojë një rezolutë, me anë të së cilës do të zotohet për kryerjen e të gjitha obligimeve nga Pakoja e Ahtisarit, për t’i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së. Deri më tani, ajo nuk është mbështetur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Të shtunën, kryeministri Hashim Thaçi ka biseduar me liderët e partive politike, përfshirë edhe opozitën - përveç Vetëvendosjes - ku ka marrë mbështetjen për kryerjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, si parakusht i vendosur nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues, për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe kalimit në fazën e pavarësisë së plotë.

Kalendari