E hënë, mars 02, 2015 Kosova 15:57

Lajmet

Bora u merr jetën tre serbëve

30.01.2012
Tre persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Serbi, si pasojë e borës së madhe që ka goditur rajonin.

Një grua 49-vjeçare është gjetur e vdekur në rajonin e Valevës, ndërsa në fshatin Bobovo të së njëjtës komunë është regjistruar një viktimë 52-vjeçare.

Në fshatin Taor, zyrtarët thonë se një burrë 81 vjeç është gjetur i vdekur nga hipotermia në shtëpinë e tij.

Reshjet e dendura të borës thuhet të kenë bllokuar rëndë trafikun rrugor dhe të kenë shkaktuar probleme me energjinë elektrike.

Katërmbëdhjetë komuna në jug të Serbisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Kalendari

Përzgjedhja Jonë