E premte, tetor 31, 2014 Kosova 18:07

Lajmet

Udhëheqësit evropianë diskutojnë reformat buxhetore

30.01.2012
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar rreth problemeve financiare të BE-së.

Ata do të bëjnë përpjekje të arrijnë marrëveshje për reformat buxhetore, që ndryshe njihen si kompakt fiskal. Marrëveshja do të përcaktonte më mirë zbatimin e rregullave buxhetore për vendet që janë anëtare të Eurozonës.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të lëvizin drejt marrëveshjes, e cila definon se sa para duhet vënë në fondet e shpëtimit për vendet e goditura nga kriza.

Derisa zyrtarët evropianë po arrijnë në Bruksel, tri sindikatat kryesore të Belgjikës kanë nisur grevën 24-orëshe në kundërshtim të masave të kursimit. Transporti dhe disa shërbime të tjera publike raportohet të jenë ndërprerë pjesërisht.

Takimi pritet të nisë në orën 15:00.

Në prag të tij, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka bërë publik planin për vendosjen e taksës 0.1 për qind në të gjitha transaksionet financiare në Francë, duke filluar nga muaji gusht.

Sarkozi ka thënë se shpreson të krijojë një “tronditje” me taksën dhe njëkohësisht të frymëzojë zyrtarët e tjerë evropianë që ta ndjekin rrugën e tij, me gjithë kundërshtimin e zëshëm të disa vendeve të BE-së.

Kalendari