E hënë, maj 25, 2015 Kosova 01:15

Lajmet

Novotna në krye të Prokurorisë së EULEX-it

30.01.2012
EULEX-i e ka emëruar Jaroslava Novotnan si kryeprokurore të re të tij.

Novotna ka punuar si prokurore për më shumë se tridhjetë vjet, kurse kohëve të fundit ka punuar në Prokurorinë Supreme të Republikës së Çekisë.

Sipas një njoftimi të EULEX-it, Novotna ka një përvojë të specializuar në trajtimin e rasteve të ndërlidhura me trafikimin e drogave dhe me krimin e organizuar.

Po ashtu, ajo është specialiste në bashkëpunimin ligjor për çështje penale.

Novotna ka qenë përfaqësuese e Republikës së Çekisë për Misionin Eurojust në Tribunalin e Hagës, ku është marrë kryesisht me bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Republikës së Çekisë dhe autoriteteve tjera kompetente të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeprokurorja e sapoemëruar e EULEX-it do ta fillojë detyrën e saj menjëherë, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Kalendari

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.