Organizatorët e Lojërave Olimpike në Londër kanë dhënë disa këshilla udhëtimi për miliona njerëz që punojnë dhe jetojnë në Londër: Jini të durueshëm. Pini birrë. Punoni nga shtëpia.
Duke hedhur poshtë paralajmërimet për kaosin e mundshëm të transportit publik gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike nga 27 korriku deri me 12 gusht, ata zbuluan fushatën 8.8 milionë stërlinëshe, që tenton t’i bindë banorët e qytetit, që të ndryshojnë itinerarin e tyre të udhëtimit dhe të lehtësojnë transportin publik.
Sindikatat e transportit rrugor e ujor kanë kërkuar më shumë para, si kompensim për shtimin e orëve të punës dhe ndryshimin e orareve gjatë olimpiadës verore.
Prefekti i Londrës, Boris Xhonson i ka quajtur sindikalistët “olimposkeptikë”.