E martë, shtator 02, 2014 Kosova 03:52

Lajmet

Veriu këmbëngul në referendum

30.01.2012
Anëtarët e të ashtuquajturit Kuvend i komunave dhe vendbanimeve serbe në Kosovë kanë mbështetur sot referendumin që pritet të mbahet në komunat veriore në lidhje me njohjen e institucioneve të Kosovës dhe iu bënë thirrje qytetarëve, që t’i përgjigjen thirrjes për referendum dhe kështu të tregojnë “lojalitetin ndaj shtetit serb”.

Ky organ paralel ka hedhur poshtë planin katërpikësh të Boris Tadiqit për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe vlerësuan se "ai plan nuk dallon prej planit të Ahtisarit, i cili parasheh pavarësinë e Kosovës dhe të cilin e ka hedhur poshtë Këshilli i Sigurimit dhe Kuvendi i Serbisë".

Anëtarët serbë të këtij organi kanë gjykuar “presionet që qeveria po bën ndaj serbëve të katër komunave në veri nën synimin “që t’i disiplinojë për të ndjekur politikën tradhtare të regjimit të Boris Tadiqit”.

Kalendari