E premte, gusht 22, 2014 Kosova 03:58

Lajmet

Perëndimi shtyn përpara rezolutën për Sirinë

30.01.2012
Perëndimi po shtyn përpara një rezolutë të re për Sirinë, ndërkohë që luftimet kanë hyrë në ditën e tretë radhazi në rrethinën e Damaskut.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se do të shkojë në OKB për të përçuar mesazhin e mbështetjes për sirianët, që po kërkojnë një të ardhme pa presidentin Bashar al Asad.

Franca dhe Britania po ashtu kanë thënë se do t’i dërgojnë ministrat e tyre të jashtëm në Nju Jork për të kërkuar mbështetjen për një projekt-rezolutë evropiano-arabe të Këshillit të Sigurimit, e cila bën thirrje për transferim të pushtetit në Siri.

Një zyrtar francez që ka folur në kushte të anonimitetit, është cituar të ketë thënë në Paris se teksti ka mbëshetetjen e të paktën 10 anëtarëve- që mjaftojnë për ta çuar tekstin në votim.

Liga Arabe i ka kërkuar al Asadit që të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij, i cili pastaj do të formonte qeverinë e unitetit kombëtar.

Rusia, që po kundërshton project-rezolutën për Sirinë, por ka kërkuar nga Asadi që të japë dorëheqje.

Të hënën, Rusia ka thënhë se ka ftuar qeverinë siriane që të zhvillojë bisedime me opozitën në Moskë për t’i dhënë fund dhunës.

Por, një anëtar i Këshillit Opozitar Sirian ka thënë se nuk është marrë asnjë ftesë dhe se çfarëdo bisedimesh në Moskë do të refuzohen.

Liga Arabe tha të dielën se do të anulojë misionin monitorues në Siri, për shkak të rritjes së dhunës.

Aktivistët thanë se të paktën 29 njerëz, kryesisht civilë janë vrarë të hënën në Siri.

Ndërsa të dielën u raportua të jenë vrarë 80 persona, civilë dhe ushtarakë.