Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet për Damaskun


Në periferinë e Damaskut kanë vazhduar luftimet për të tretën ditë me radhë. Aktivistët që kundërshtojnë regjimin e presidentit Bashar al-Asad thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë nëntë persona dhe arrestuar 45 të tjerë.

Rreth 2,000 trupa me tanke dhe artileri kanë rimarrë të dielën lagjet që kontrolloheshin nga rebelët.

Ushtarët po ashtu janë vendosur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut.

Mediat shtetërore thonë se “terroristët” – një referencë kjo që autoritetet e përdorin për rebelët – kanë hedhur në erë një tubacion gazi që lidh Sirinë qendrore me bregdetin e Mesdheut.

Protestuesit sirianë, që nga marsi i vitit të kaluar, kërkojnë rrëzimin e regjimit të Bashar al-Asadit.
XS
SM
MD
LG