Zyrtarët e marinës australiane thanë se më shumë se 100 pasagjerë, që ishin në anijen e mbingarkuar, e cila u përmbys të enjten në ishullin Papua Guinea e Re, mund të jenë të vdekur.
Autoritetet thanë se afër 246 pasagjerë janë shpëtuar nga anija e fundosur, e cila u përmbys të enjten.
Më shumë se 360 njerëz raportohet të kenë qenë në bord në anijen japoneze, e cila ishte licensuar të bartte vetëm 310 udhëtarë.
Tri anije tregtare të ndihmuara nga aeroplanë dhe helikopterë, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm.
Shumica e njerëzve në anije ishin nga Papua Guinea e Re, disa nga ta studentë universiteti.