E dielë, dhjetor 21, 2014 Kosova 03:33

Lajmet

Jahjaga do organizimin e zgjedhjeve lokale në veri

03.02.2012
Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle.

Sipas njoftimit nga Presidenca, dy zyrtarët kanë diskutuar perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e dialogut për liberalizimin e vizave, si dhe kërkesën e Kosovës për marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga thuhet të ketë folur edhe për veriun e Kosovës, duke deklaruar se “zgjidhja e gjendjes së krijuar në tri komunat atje qëndron në zbatimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Kosovës dhe Pakos së Ahtisaarit.

“Presidentja kërkoi që në këtë pjesë të Kosovës të organizohen sa më parë zgjedhjet lokale, të cilat do të mundësonin zgjedhjen e përfaqësuesve legalë dhe legjitimë, që do të përfaqësonin drejt interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, thuhet pos tjerash në kumtesën për media.

Takimi është mbajtur në kuadër të Konferencës së 48-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, që thuhet se është mbledhja më e madhe për çështje të politikave të sigurisë në Evropë.

Kalendari