E enjte, gusht 21, 2014 Kosova 16:02

Lajmet

Irani me projekte "të reja bërthamore"

Teheran

11.02.2012
Presidenti Mahmud Ahmedinexhad tha sot se Irani shumë shpejt do të të bëjë publike arritje “shumë të rëndësishme” në fushën nukleare.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror, Ahmedinexhadi tha se “brenda ditëve të ardhshme do të jemi dëshmitarë të hapjes dhe vënies në funksion të dy projekteve bërthamore në Iran”.

Ai ka bërë këto komente në një tubim në Teheran, ku u shënua 33 vjetori i Revolucionit Islamik.

Televizioni shtetëror ka shfaqur pamje të protestave pro qeveritare të mbajtura përgjatë vendit, për të shënuar ngjarjet e vitit 1979, në të cilat u rrëzua monarkia pro-perëndimore dhe erdhën klerikët në pushtet.