E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 13:52

Lajmet

Putin refuzon takimin me misionin vëzhgues evropian

Vlladimir Putin, kryeministër rus

11.02.2012
Një grup evropian i monitoruesve të zgjedhjeve tha se i është refuzuar takimi me kandidatin presidencial Vlladimir Putin, për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.

Interfax citon Tini Koksin, kreun e misioni vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(PACE) të ketë thënë se “janë informuar se takimi nuk bën pjesë në planet e Putinit”.

Koks tha se përfaqësues të misionit janë takuar me katër kandidatët tjerë  në garën presidenciale dhe kanë dëgjuar nga ata ankesat se Putini po vazhdon të përdorë “burimet administrative” për t’i dhënë publicitet fushatës së tij.

Kryeministri rus është favorit në garën zgjedhore ndaj katër rivalëve të tij të dobët në zgjedhjet e 4 marsit, që do t’i jepnin atij mandatin e tretë si president.

Kalendari

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.