E premte, tetor 24, 2014 Kosova 20:01

Lajmet

Bora bllokon Malin e Zi

Podgoricë

11.02.2012
Bora më e dendur që ka përfshirë Malin e Zi në më shumë se 60 vjetët e fundit ka lënë të izoluara qindra fshatra, ka bllokuar rrugët dhe hekurudhat dhe ka mbyllur aeroportin kyresor të shtetit të vogël ballkanik.

Qeveria tha se po shqyrton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë shtetin.

Autoritetet vlerësojnë së më shumë 110 mijë jerëz në Ballkan, përfshirë 60 mijë në Mal të Zi, pothuaj 10 për qind e popullatës, janë shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të borës.

Lajmi vjen në kohën kur acari ka mbërthyer kontinentin evropian dhe shifra e të vdekurve nga ngricat ka shkuar në mbi 500.