Ndërlidhjet

Qeveria: Po përcjellim nga afër ngjarjet në Sharr


Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media, thotë se ka përcjellur nga afër gjendjen pas rënies së borës mbrëmë në komunat e rajonit të Dukagjinit, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës dhe Deçanit.

“Po ashtu, Qeveria ka angazhuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i dalur në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Sharrit, ku helikopterët e KFOR-it nuk kanë mundur të aterojnë për shkak të kohës, ndërsa njësitet e FSK-së tanimë kanë arritur dhe do të angazhohen maksimalisht për ndihmë”, thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashimm Thaçi është duke e përcjellur nga afër gjendjen duke qenë në kontakt me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe kryetarin e komunës së Sharrit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të këtij rajoni, Rasim Demiri e Suada Balje, të cilët janë në vend të ngjarjes”, thekson përmes njoftimit për media ekzekutvi kosovar.

“Qeveria iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të motit të vështirë në fshatin Restelicë”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG