E martë, shtator 02, 2014 Kosova 19:05

Lajmet

Protestë kundër ACTA-s

Ilustrim

11.02.2012
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në disa qytete evropiane kundër një pakti kundërthënës që kundërshton piraterinë në internet. Kritikët thonë se ky pakt do të kufizonte lirinë e internetit.

Mijëra protestues, kryesisht të rinj në qytetet e Pragës, Berlinit e Bukureshtit janë tubuar kundër paktit ACTA, (Marrëveshja Tregtare Kundër Trafikimit) e cila është negociuar në mes të 27 vendeve evropiane dhe 10 shteteve më të industrializuara.

ACTA pret që të ratifikohet nga disa qeverei evropiane, por kundërshtimi i ashpër i përdouresve të internetit ka bërë që shtetet si Polonia e Çekia të pezullojnë procesin e ratifikimit.

ACTA, që u nënshkrua në vitin e kaluar në Tokio, synon që të fuqizojë standardet për mbrojtjen e pronëns intelektuale, por në përpjekjet për të penguar shkarkimin ilegal nga interneti, ka shkaktuar zemërimin e përdoruesve, të cilët frikësohen se kjo dëmton lirinë në internet.

Kalendari