Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se sulmues të armatosur kanë bërë atentat ndaj një gjenerali të ushtrisë në Damask.
Associated Press raporton se kjo është hera e parë që vritet një zyrtar i lartë ushtarak në Damask që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al Asad, e nisur në muajin mars.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, ka dënuar sulmet vetëvrasëse të së premten në Alepo të Sirisë ku mbetën të vrarë 28 persona dhe u plagosën 235 të tjerë.
Ban u shprehu ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave të sulmeve me makinë bombë. Ai po ashtu bëri thirrje për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse paqësore politike” për t’i dhënë fund dhunës pothuaj njëvjeçare në Siri.
Shpërthimet erdhën në kohën kur forcat e qeverisë po vazhdojnë ofensivën në Homs, ku aktivistët opozitarë thonë se qindra njerëz janë vrarë në javën e kaluar.