Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka thënë se nuk ekziston marrëveshje, e cila, në bazë të kushteve të caktuara, i lejon EULEX-it qasje të plotë në veri.
"Ndryshe nga raportimet e shtypit dhe përkundër qëndrimit tonë të kamotshëm, EULEX-i akoma nuk ka qasje të përhershme dhe të pakushtëzuar në veri. Megjithëse disa prej konvojeve tona ia kanë dalë të mbërrijnë në pikë-kalime, situata, veçanërisht në veri të Mitrovicës, mbetet e pandryshuar, ku qasja është e kufizuar apo e herëpashershme", thuhet në komunikatën e EULEX-it.
Disa media në Prishtinë kanë shkruar se misioni ndërkombëtar në Kosovë ka arritur marrëveshje me përfaqësuesit e komunave në veri, që EULEX-it t'i mundësohet lëvizja e lirë në këtë pjesë, me kusht që të mos transportojë edhe pjesëtarë të Policisë dhe të Doganave të Kosovës.
EULEX-i ka thënë se nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjë marrëveshje të tillë, duke shtuar se "liria e lëvizjes është e panegociushme".
"EULEX-i, së bashku me KFOR-in, insiston në qasje të lirë, të pakushtëzuar dhe pa asnjë vonesë, ashtu që misioni të vazhdojë me punën e rregullt dhe shumë të rëndësishme për sundimin e ligjit", thuhet në komunikatën e misionit të BE-së.