Ndërlidhjet

Sirianët “kanë të drejtë” të mbrohen


Homs
Homs
Ministri i Jashtëm saudit, princi Saud al-Faisal, tha se sirianët kanë të drejtë të marrin armët dhe të mbrohen.

“A ekziston diçka më e madhe se e drejta për të mbrojtur veten”, ka pyetur ai në një konferencë të rrallë për media.

Faisal i ka bërë thirrje “Rusisë dhe të tjerëve” që të këshillojnë Qeverinë siriane për të ndaluar vrasjet.

Rusia dhe Kina janë në mesin e një numri të vogël vendesh që kanë kundërshtuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënojnë dhunën në Siri.

Muajin e kaluar, mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, i ka thënë presidentit rus, Dimitri Medvedev, se Rusia “është dashur të koordinohej me arabët, para se t'i vinte veto rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë”.

Protestat anti-qeveritare në Siri kanë nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 7,500 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG