Ndërlidhjet

Bjellorusia largohet nga takimi i “Partneritetit Lindor”


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Ministri i Jashtëm bjellorus është larguar nga lista e delegatëve që pritet të mblidhen të hënën në Pragë, për “Programin e Partneritetit Lindor” të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim vjen pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Minskut dhe Brukselit, pasi ky i fundit, javën e kaluar, ka zgjeruar sanksionet kundër regjimit shtypës të Bjellorusisë.

Lista e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë çeke përfshin ministrat e jashtëm të pesë nga gjashtë vendet e “Partneritetit Lindor”, që pritet të takohen me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Ata vijnë nga Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Ministrat e vendeve të Baltikut dhe Vishegradit po ashtu pritet të arrijnë në Pragë.
XS
SM
MD
LG