Ndërlidhjet

Mbi 100 të vrarë në Jemen


Jemen - foto arkivi
Jemen - foto arkivi
Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe pjesëtarëve të Al Kaidës në Jemen.

Sulmuesit kanë bërë përpjekje të marrin kontrollin e pozicioneve të ushtrisë në zonën Kuda.

Sipas burimeve zyrtare, të paktën 78 ushtarë janë vrarë, ashtu si dhe 25 ekstremistë.

Autoritetet spitalore flasin për dhjetëra të plagosur nga të dyja palët.

Luftimet kanë nisur të dielën dhe vlerësohet të jenë pasojë e dobësimit të Qeverisë në Jemen. Ditë më parë, presidenti Ali Abdullah Saleh ka dhënë dorëheqje, për t’i transferuar përgjegjësitë te zëvendësi i tij.
XS
SM
MD
LG