Ndërlidhjet

Mbahet takimi i Vishegradit


Nga takimi i mëhershëm i Vishegradit
Nga takimi i mëhershëm i Vishegradit
Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle kanë mbajtur bisedime në Pragë për mënyrat se si të forcohen lidhjet në mes të katër shteteve të Vishegradit- Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke – dhe shteteve në programin për Partneritet Lindor të BE-së.

Në Partneritetin Lindor përfshihen Bjellorusia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Azerbejxhani dhe Moldavia.

Në takim ka munduar vetëm përfaqësuesi i Bjellorusisë.

Mungesa ka ardhur si reagim ndaj zgjerimit të sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë për shkak të trajtimit të opozitës politike.
XS
SM
MD
LG