Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike, Jukija Amano, tha se agjencia ende ka “shqetësime serioze” se Irani mund të jetë duke punuar fshehtas në ndërtimin e armës bërthamore.
Amano tha se që nga fundi i vitit të kaluar, Irani ka trefishuar prodhimin mujor të uraniumit të pasuruar- material ky që mund të përdoret për armë bërthamore.
Ai i bëri këto komente në hapjen e takimit të bordit 35 anëtarësh në Vjenë, në të cilin shqyrtohet raporti për Iranin, pas vizitës së fundit të ekspertëvë në republikën islamike.
Irani mohon se është duke bërë përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore.