Zgjedhja e Vlladimir Putinit në mandatin e tretë si president është mirëpritur nga disa shtetet fqinje të Rusisë, ndërsa shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin për raportet për manipulime dhe jokorrektësi në zgjedhjet e së dielës.
Liderët nga ish shtetet e Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz e kanë uruar Putinin, duke shprehur shpresën se bashkëpunimi me Moskën nën udhëheqjen e vazhdueshme të tij, do të sjellë stabilitet në rajonet e tyre.
Presidenti afgan Hamid Karzai, ai kinez Hu Xhintao dhe presidentët e aleatëve të Rusisë, Venezuelës dhe Sirisë, po ashtu kanë shprehur urimet e tyre.
Zyrtarë nga aleanca e NATO-s, Britania, Franca dhe Gjermania, megjithatë, kanë marrë në dijeni zgjedhjen e Putinit, por kanë cituar raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë duke thënë se burimet shtetërore ishin përdorur për të mbështetur fushatën e Putinit, dhe se nuk ka pasur konkurrencë të denjë në mes të kandidatëve.