Ndërlidhjet

Policia ruse shpërndan me forcë protestuesit


Moskë, 5 mars, 2012
Moskë, 5 mars, 2012
Policia në Rusi ka filluar të shpërndajë një tubim opozitar në Moskë, në të cilin po kundërshtohet zgjedhja e Vlladimir Putinit në mandatin e tretë si president.

Pamjet televizive shfaqën forcat policore të lëviznin në shesh duke përdorur shkopinj dhe duke arrestuar me forcë protestueit e mbetur.

Aksioni u ndërmor në protestën e lajmëruar në polici, në të cilën rreth 20 mijë rusë kërkuan zgjedhje të reja.

Dhjetëra protestues në një protestë tjerër jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor raportohet të jenë arrestuar, përfshirë edhe Eduard Limonovin, kreun e koalicionit opozitar Rusia Tjetër.

Vëzhguesit perëndimorë thanë se fushata zgjedhore ka qenë e njëanshme në favor të Putinit.
XS
SM
MD
LG