Presidenti fgan Hamid Karzai tha se është bërë përparim në negociatat me SHBA-në në lidhje me marrëveshjen strategjike për partneritet afatgjatë.
Marrëveshja ka për qëllim që të krijojë bazat ligjore për praninë e vazhdueshme të trupave amerikane në Afganistan edhe pas tërheqjes më 2014 si dhe siguron ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen për qeverinë afgane në 10 vjetët e ardhshëm.
Negociatat mbi paktin raportohet se kanë ngecur në kohët e fundit, kur u rritën pakënaqësitë e qeverisë afgane ndaj bastisjeve që forcat amerikane bënin gjatë natës, në kërkim të militantëve të dyshuar.