Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj ngushëllon homologun polak dhe atë kongolez


Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, me të cilin ka shprehur keqardhje të thellë të qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës, për jetët e humbura nga ndeshja e dy trenave të shtunën e kaluar në Poloni, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

“Në këto ditë të vështira, më lejoni që në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës të shpreh ngushëllimet e sinqerta për Ju dhe familjet e viktimave”, thuhet në telegramin e zotit Hoxhaj.

Në telegramin tjetër, dërguar ministrit të jashtëm të Kongos, Basile Ikouebe, Enver Hoxhaj ka shprehur keqardhjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, pas tragjedisë që ka ndodhur nga shpërthimi më 4 të këtij muaji në Kongo.
XS
SM
MD
LG