Ndërlidhjet

Afganistan: Arriti kancelarja gjermane Angela Merkel


Angela Merkel në bazën gjermane në Mazari Sharif
Angela Merkel në bazën gjermane në Mazari Sharif
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, arriti sot në Afganistan, për një vizitë të paparalajmëruar te trupat gjermane.

Ajo i viziton ushtarët gjermanë në qytetin verior, Mazari Sharif.

U raportua se Merkel, poashtu, pritej të takohej me ushtarët gjermanë në Provincën Kunduz, por bora e madhe e bëri të pamundshëm realizimin e kësaj vizite.

Vizita e fundit e zonjës Merkel në Afganistan ishte në vitin 2010.

Aktualisht, Gjermania i ka afro 4800 ushtarë në Afganistan dhe parashihet që disa prej tyre do të tërhiqen në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG