Ndërlidhjet

Protesta kundër vrasjes së civilëve afganë


Afganistan - pamje arkivi
Afganistan - pamje arkivi
Rreth 1,000 afganë kanë protestuar kundër vrasjes së 16 civilëve vendës nga ushtari i Shteteve të Bashkuara.

Protesta ka ndodhur në qytetin Kalat të provincës Zabul, e cila është fqinje e Kandaharit, provincës ku ka ndodhur vrasja më 11 mars.

Ushtari përgjegjës është transferuar jashtë Afganistanit dhe do të gjykohet nga gjykata ushtarake në SHBA.

Protesta në Kalat ka ndodhur në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, i ka bërë vizitë të papritur Afganistanit, ku me zyrtarët lokalë ka diskutuar vrasjet e kryera nga ushtari ende i paidentifikuar.
XS
SM
MD
LG