Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit deri më 30 qershor.
Turqia, Irani dhe dy vende të Gjirit kanë nënshkruar një deklaratë për të forcuar lidhjet tregtare përmes një korridori të ri ekonomik në vlerë të miliardë dollarëve për ndërtim të rrugëve dhe hekurudhave.
Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të martën.
Hikmet Hajiyev, shefi i administratës presidenciale të Azerbajxhanit për politikë të jashtme, e konfirmoi tërheqjen e trupave ruse gjithashtu, duke thënë se u bë me pajtim dypalësh të të dyja vendeve.
Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, dokumente këto që i lëshon Drejtoria koordinuese në Beograd.
Atyre iu mundësua ardhja për Haxh falë ndreqjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në mars 2023, që u mundësua nga Kina.
Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.
I dyshuari, i identifikuar vetëm si Jian G. në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u arrestua të hënën në Dresden, tha Prokuroria Federale e Gjermanisë në një komunikatë për media.
Paketa, e cila përmban ndihmë tejet të nevojshme për ushtrinë e Ukrainës, pritet të kalojë në Senat gjatë ditës së sotme dhe t’i dërgohet presidentit amerikan, Joe Biden, deri kah fundi i javës për t’u nënshkruar.
Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, tha marina në një komunikatë për media.
Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 15 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Kiev, Mikolaiv dhe Çerkasi, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve dhe dhuna me bazë gjinore, janë përmendur vetëm disa prej problemeve me të cilat vazhdon të përballet Kosova.
Shfaq më shumë