Ndërlidhjet

Emiratet e Bashkuara Arabe tërheqin ambasadorin nga Irani


Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Flamuri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr ambasadorin e tyre nga Irani. Ky hap vjen një ditë pasi presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka vizituar ishujt e kontestueshme të Gjirit, Abu Musa.

Agjencia e lajmeve WAM ka raportuar se ambasadori Muhamed Obaid al-Zabi është tërhequr “për konsultime”.

Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe Irani pretendojnë kontrollin mbi ishujt Abu Musa dhe Leser Tunb.

Gjatë vizitës së tij në Abu Musa, Ahmadinexhad ka thënë se dokumentet historike dëshmojnë se “Gjiri Persik është pers”.
XS
SM
MD
LG