Ndërlidhjet

Liderët kërkojnë implementim të plotë të paqes në Siri


Ndërtesa të dëmtuara nga ushtria në qytetin Homs në Siri
Ndërtesa të dëmtuara nga ushtria në qytetin Homs në Siri
Liderët botërorë kanë kërkuar nga Siria që në tërësi ta implementoj planin e paqes të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, derisa armëpushimi ka filluar të mbahet.

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai francez, Nikollas Sarkozi, u pajtuan që Siria ende duhet në tërësi ta implementoj planin e paqes prej gjashtë pikash të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan.

Gjatë bisedës telefonike presidentët Obama dhe Sakrozi, poashtu, kërkuan intensifikimin e përpjekjeve për ta ndalur “goditjen brutale” në Siri.

Në këtë kuadër, në përpjekje duhet të përfshihet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se armëpushimi është vetëm hapi i parë, duke thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, duhet ta pranoj tranzicionin politik.
XS
SM
MD
LG