Armëpushimi katërditësh në Siri është shkelur që nga dita e parë. Një makinë bombë ka shpërthyer në Damask, duke vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.
Tre ushtarë sirianë janë vrarë nga një tjetër sulm në qytetin Dara.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për paqen, Lakhdar Brahimi, ishte menduar të zgjaste gjatë katër ditëve të Festës së Kurban Bajramit.
Ai, megjithatë, është shkelur edhe në pjesët veriore dhe qendrore të Sirisë, ku aktivistët kanë raportuar për rreth 70 viktima.
Protesta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad janë raportuar po ashtu në disa qytete.
Revolta anti-regjim ka nisur në mars të vitit të kaluar. Mbi 35,000 persona thuhet se kanë humbur jetën në trazira.