Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Siri, disa të vrarë


Siri
Siri
Ndonëse janë pajtuar për armëpushim, forcat qeveritare të Sirisë dhe kryengritësit rebelë kanë vazhduar edhe sot përleshjet.

Aktivistët raportojnë për disa të vrarë nga përleshjet dhe bombardimet në Damask, Alepo, Dara dhe Deir Ezor.

“Asnjëra palë nuk duket e gatshme të ndalojë. Armëpushimi ka dështuar”, thuhet në deklaratën e Observatorit Sirian pë të Drejtat e Njeriut.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për paqe, Lakhdar Brahimi, ka hyrë në fuqi të premten dhe është menduar të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Bajramit.

Aktivistët kanë raportuar për 146 persona të vrarë dje nga bombardimet, zjarri i artilerisë dhe luftimet.
XS
SM
MD
LG