E dielë, maj 24, 2015 Kosova 05:05

Lajmet

Uragani Sandy - gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete

SHBA - foto arkivi

27.10.2012
Njerëzit përgjatë Bregdetit Lindor të Shteteve të Bashkuara janë duke u përgatitur për ardhjen e uraganit Sandy, i cili ka lënë mbi 40 njerëz të vrarë në rajonin e Karaibeve.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Merilend, Nju Jork, Pensilvani, Virxhinia, Uashington dhe në një qark bregdetar të Karolinës së Veriut.

Sandy të shtunën është dobësuar në stuhi tropikale, por shpejt ka rifituar fuqinë duke arritur në 120 kilometra në orë.

Parashikuesit e motit thonë se aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe se pritet të godasë Shtetet e Bashkuara të hënën vonë.

Qendra Amerikane e Uraganeve ka paralajmëruar se Sandy mund të forcohet gjatë së dielës përpara se të arrijë pranë Virxhinias.

“Jemi në pritje të një stuhie të madhe”, ka thënë Louis Uccellini, drejtor i Qendrës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës.

Kryebashkikau i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të përgatiten.

“Nëse bëjmë gabime, më mirë t’i bëjmë ato duke qenë të kujdesshëm”, ka thënë Bloomberg, raporton BBC.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mbeten të qetë, duke thënë se nuk është ende e nevojshme për të marrë ndonjë vendim për evakuim.

Ka shqetësime se moti i keq mund të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike apo pengesa të tjera për qytetarët që të marrin pjesë në votime.

Kandidati republikan, Mitt Romney, ka anuluar një ngjarje të planifikuar për të dielën në Virxhinia, një shtet i rëndësishëm zgjedhor, për shkak të motit, ka bërë të ditur njëri nga ndihmësit e tij.

Të premten, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të spekulojë nëse do të preken planet e presidentit Barack Obama, duke thënë se rruga e stuhisë është ende e paqartë.

Kalendari

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.