Ndërlidhjet

Akuzohet gazetari grek për publikim të një liste


Ilustrim
Ilustrim
Një gazetar hulumutes grek u paraqit sot para një gjykate, pas publikimit të emrave të disa grekëve që supozohet se mbajnë me miliona euro në xhirollogari të bankave të Zvicrës.

Autoritetet greke janë akuzuar se kanë tentuar që ta fshehin këtë listë, e cila përmban emrat e më shumë se 2000 grekëve të cilët thuhet se mbajnë 2 miliard euro në bankën HSBC të Zvicrës.

Lista thirret “Lagarde List”, pas emrit të Christine Lagarde, shefes së FMN-së, e cila thuhet se i ka shpalosur emrat para qeverisë greke në vitin 2010, në kohën kur ajo ishte ministre e financave e Francës.

Gazetari i njohur grek, Costas Vaxevanis, për herë të parë publikoi këtë listë të shtunën dhe menjëherë u arrestua.

Në numrin e sotëm të gazetës së njohur greke, “Ta Nea”, shkrimi i tij u publikua sërish.

Costas Vaxevanis është akuzuar për shkelje të privatësisë dhe mund të përballet deri në 2 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG